Jay Z hodhi në plehra CD-n e këtij këngëtari shqiptar, tani shumë të famshëm

Vizioni dhe pasuria sipërmarrëse e Jay-Z janë rritur në mënyrë eksponenciale që kur karriera e reperit arriti sukseset e saja në vitet 90.

Ndër ato sipërmarrje është edhe labeli Roc Nation, dhe pikërisht Jay Z ishte ai që zbuloi këngëtaren Rihanna.

Që do të thotë, kur bie fjala te zbulimi i talenteve dhe promovimi i tyre, Jay Z ka standarde të larta.

Shumë artistë të panjohur pa dyshim që kanë ëndërr të jenë nën menaxhimin e labelit të Jay Z, një ndër ta ishte edhe GASHI.

Në një intervistë për promovim e albumit të ri, GASHI tregon se çdo gjë që ai zotëronte ishte një ëndërr, si CD dhe një biletë për LA. Në një takim të Jay Z me fansat, ishte edhe GASHI prezent. Ai i kishte dhënë atij një CD, e cila kishte përfunduar në plehra.

Një gjë e tillë nuk mjaftoi që të stoponte GASHI-n së ndjekuri ëndrrën e tij.

E gjithë e bukura e kësaj historie është që, pas një kohe GASHI arriti të nënshkruante kontratë me Roc Nation, e cila tani e prezanton artistin me këtë përshkrim:

“Lindur në Afrikë, rritur në Brooklyn nga prindër me origjinë shqiptare, GASHI është një racë e rrallë e artistëve që përfshin repin dhe këndimin në një stil që jo vetëm përfshin kulturën e Nju Jorkut, por edhe elemente muzikore nga rreth botës.”