EMA kontrollon raportet për vaksinat AstraZeneka dhe Johnson & Johnson

Rregullatori i barnave të Evropës, EMA, tha të premten se kishte filluar të rishikonte raportet për  gjendje gjakderdhjeje tek njerëzit që kishin bërë vaksinën e AstraZeneca për Covid-19 dhe po shikonte gjithashtu edhe vaksinën e Johnson & Johnson për mpiksjet e gjakut, raporton Reuters.

Katër raste serioze të mpiksjes së rrallë të gjakut me trombocitet të ulët, njëra prej të cilave ishte fatale, janë raportuar pas inokulimit me vaksinën J & J nga njësia e saj Janssen, tha Agjencia Evropiane e Barnave, duke shtuar edhe pesë raste të sindromës së rrjedhjes kapilare të lidhur me vaksinën e AstraZeneca.