Brdaric ‘kërcënon’ Laçin: Nesër nuk dalim pa pikë

Vllaznia luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa përballë do të kenë Laçin, një rival direkt për titull. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Vllanzisë, Tomas Brdaric, i cili është shprehur se do të jetë një ndeshje e vështirë, por skuadra e tij do të kërkojë me çdo kusht të marrë pikë.

“Këtë javë kemi punuar shumë dhe jam shumë i kënaqur me ekipin. Besoj se nesër do të bëjmë mirë. Për sa i përket dëmtimeve, vetëm Imami ka shfaqur probleme. Kemi bërë 2 seanca stërvitore në “Loro Boriçi” dhe kjo është diçka shumë e mirë. Imeri është gati për nesër dhe do të shikojmë për formacionin. Është një ndeshej shumë e rëndësishme dhe duam të bëjmë maksimumin.

Laçi është i vetmi ekip të cilëve nuk i kemi marrë asnjë pikë dhe nesër do ia dalim. Kam besim për këtë.

E rëndësishme mbi gjithçka është loja e nesërme ndaj Laçit, pasi kemi edhe shumë ndeshje të tjera. Gjendja e lojtarëve nuk është e keqe dhe do të shpresojmë për rezultat pozitiv.

Kupa apo titulli kampion? Dëshira e të gjithëve është të fitojmë të dy trofetë. Kemi shumë detyrua përpara dhe problem. Të shikojmë si do të shkojë. “, tha Brdariç.