Mburret Peleshi: Kemi dërguar ushtrinë në Rinas

Lidhur mbi situatën e jashtëzakonshme që po ndodh në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët ajrorë kanë hyrë ne një protestë pa afat, ka reaguar edhe Ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky i fundit në një postim në facebook ka bërë të ditur se ka dërgur në Rinas forcat e armatosura.   

Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.’