'Do të ketë gjëra të forta': Pas Beartit dhe Andi i bën 'presion' Teas

Ishte rrëfimi i Teas në aplikacionin e "Përputhen" ai që trazoi dhe njëherë 'ujërat e treshes' më të famshme të momentit: Andi-Tea-Berat.

Pas deklaratës së Teas, reagoi dhe Bearti duke i nxjerrë asaj të 'palarat'  por duket se deklarata e saj nuk la pa prekur dhe Andin ku u shpreh se ai  kishte lidhje me një vajzë tjetër.

Tea u shpreh e zhgënjyer për mënyrën sesi Andi reagoi pas skandalit, duke ja lënë asaj peshën e fajit.

Kjo gjë duket se e ka irrituar Andin, i cili ka publikuar sot një status në Instastory ku shkruan se shumë shpejt do japë edhe ai variantin e tij.

"Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh.

Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkruan Andi.