A do të gjejë kontrollorë aeroportesh në Bangladesh, ministrja Balluku?

Nga Dritan Kaba

Pasi kërcënoi live, Edi Rama, mësuesit edhe infermierët, Balluku heq nga puna kontrollorët e Rinasit.

Aq e paaftë është sa i di kontrolloret si ata të listave të kandidatëve për deputet të Rilindjes, vetëm numra.

Paaftësia kthehet në idiotësi, çmenduri deri në krim, kur mendon se ka qenë edhe drejtore e ANTA-s.

Belinda kontrolloret nuk i merr dot nga Bangladeshi me 400 dollarë. Janë shpenzuar mijëra euro për shkollimin e trajnimin e tyre.

Janë dashur vite specializimesh për t’i bërë të aftë.

Tashme në Rinas nuk ka fluturime, për tekat e idiotësitë e Belindës rilindase.

Ndalimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit nuk do ishte bërë i mundur pa Rilindjen.

P.S. Kjo është edhe si pasojë sërish për një tekë, arrogancë tjetër të Rilindjes. Llogaritë e Eurokontrollit për Shqipërinë janë bllokuar për arsye të gjyqit të humbur ndaj Becchettit dhe pasojat duhet t’i paguajnë kontrolllorët që duhet të pranojnë të punojnë me gjysmën e pagës se kështu do Belinda.