Siç nuk e kemi parë kurrë më parë, Parisi nuk është më i mbushur me trëndafila

Parisi i luleve dhe i dashurisë, ditët e fundit është kthyer në një Paris aspak të këndshëm dhe të dashuruar nga të gjithë. Një Paris i pushtuar nga mbeturinat.

Hashtagu “saccage Paris” u bë virale gjatë Pashkëve, ku shumica e qytetarëve akuzonin organet drejtuese të bashkisë për shkatërrimin e kryeqytetit. Ata u ankuan për mbeturina të pa mbledhura, trotuare të dëmtuara dhe grafite kudo.

Nënkryetari i bashkisë së Parisit tha se mbajtja e qytetit të pastër kishte qenë gjithmonë një problem.

Sidoqoftë, fushata e mediave sociale ishte një shpërfytyrim i realitetit këmbënguli Emmanuel Grégoire. Parisi ishte i populluar dhe pastruesit po bënin gjithçka që mundeshin, tha ai për mediat vendase por theksoi se kryeqyteti francez nuk ndryshonte nga Londra, kryetari i të cilit Sadiq Khan u përball pikërisht me të njëjtat çështje.

Mes mijëra postimeve në internet, Cyrille Capuano tha se për vite me radhë Parisi nuk e kishte respektuar reputacionin e tij si qyteti i dritës dhe ai akuzoi kryebashkiaken Anne Hidalgo për kthimin e tij në një gjendje të tillë.