Inter vuan, por fiton dhe i afrohet titullit

Interi përfiton maksimalisht nga ndalja e Milanit dhe Juventusit, pasi mposht me rezultatin minimal 0-1 Bolognën në “Dall’Ara” dhe ngjitet në kuotën e 68 pikëve, plot 8 pikë më tepër se kuqezinjtë që mbajnë vendin e dytë. 

Transferta emiliane nuk rezultoi aspak e lehtë për zikaltrit, që vuajtën jo pak, por në fund u larguan me tre pikë, falë një goli të shënuar nga i përhershmi Romelu Lukaku në minutën e 32-të të takimit.