VIDEO/ Bregu si Leo Messi, driblon të gjithë kundërshtarët dhe shënon supergol

Teuta ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Laçit, e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 76’ ishte Dejvi Bregu ai i cili shënoi për durrsakët. Mesfushori vlonjat u fut në zonë, duke i dribluar të gjithë, dhe me një gjuajtje të bukur me te djathtën e ndal në fundin e rrjetës topin.

Natyrisht që aftësitë dhe cilësitë nuk janë të njëjta, por ky gol i Bregut na kujtoj paksa yllin e Barcelonës, Lionel Messin.