Sampdoria ndal Milanin ne San Siro, Interi ka një shanc të artë për shkëputje

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Sampdorian.

Madje, të besuarit e Stefano Piolit ishin duke humbur deri në minutën e 87’, kur Jens Petter Hauge shënoi golin e barazimit dhe një pike për vendasit,

Më pas, Milani me të gjitha forcat u mundua të gjejë golin e fitores dhe iu afrua shumë në minutën e 93-të, por shtylla nuk lejoi që topi të futet brenda.

Për Sampdorian golin e shënoi në minutën e 57’, Fabio Quagliarella.

Goli erdhi pas një gabimi nga ana e Theo Hernandez, derisa edhe Gigi Donnarumma kishte lëshuar portën më shumë se që duhet.

Skuadra e Sampdorias luajtën me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës në pjesën e dytë.

Në minutën e 59’, Andre Silva mori të dytin të verdhë në këtë ndeshje për t’u përjashtuar nga loja.