Shënoi dy supergola, flet Ndoji: Mbrëmje emocionuese, ende nuk e besoj

Futbollisti shqiptar, Emanuele Ndoj ishte protagonist në fitoren Brescia 4-1 ndaj Pordenones, në ndeshjen e vlefshme për Serie-B.

I futur në fushë si titullar për herë të parë që nga rikthimi nga dëmtimi, mesfushori kuqezi realizoi dy supergola në minutat 9 dhe 39. Pas ndeshjes, Ndoji foli për mikrofonat e “DAZN” , ku u shpreh se ishte një mbrëmje emocionuese dhe se ende nuk e beson që ka shënuar dy gola.

“Për mua ishte emocionuese. Unë u ktheva si titullar pas një periudhe të vështirë. Kam shënuar dy gola, por ende nuk e besoj, por është diçka e rëndësishme, le të vazhdojmë kështu. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Familja ime në këtë periudhë ka qenë krah meje, ashtu si shokët e mi të ekipit dhe klubi.”