Zyrtare/ Caktohet data dhe stadiumi për finalen e Kupës së Italisë

Lega Serie A ka zyrtarizuar vendimin për të luajtur finalen e Kupës së Italisë në “Reggio Emilia”. Atalanta ( mundi Cagliari, Lazio dhe Napoli) dhe Juventus (i cili mposhti Genoa, SPAL dhe Inter) do të garojnë për trofeun në stadiumin “Mapei”, i cili priti Super Kupën.

Finalja e edicionit të 73-të të turneut do të luhet në mbrëmjen e 19 majit në stadiumin që zakonisht pret ndeshjet e Sassuolo. Superkupa e Italisë u organizua në të njëjtin vend në 20 Janar, me bardhezinjtë që fituan ndaj Napolit (2-0). Juventus kryeson listën me 13 tituj, ndërsa bergamaskët kanë fituar vetëm edicionin e vitit 1963.