VIDEO/ Radhë të gjata kilometrike, ambulanca në pritje, ja çfarë po ndodh në mbrëmje në Unazën e Re

Vazhdon për të disatën ditën trafiku i rënduar në hyrje të Unazës së Re në Tiranë, ku mjetet mbeten të bllokuara për minuta të tëra.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara këtë mbrëmje, vargu i makinave vazhdon të jetë i bllokuar në hyrje të rrugës, ndërkohë që dëgjohen pareshtur edhe boritë e ambulancave të bllokuara në trafik.