‘Fryma e fitores është shndërruar në uragan’/ Vasili: Qindra të rinj dhe gra që i janë bashkuar ndryshimit

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me strukturat në Njësinë 10 Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook Vasili shprehet se në Njësinë 10 Tiranë fryma e fitores është shndërruar në uragan kur sheh qindra të rinj dhe gra që i janë bashkuar asaj masivisht.

Vasili shton se objektivi i padiskutueshëm i LSI në Tiranë është jo më pak se 11 mandate.

“Të shporrim ata që ja kthyen jetën në ferr qytetarëve me trafikun e tmerrshëm.”shkruan Vasili

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ne Njesine.10 Tirane fryma e fitores eshte shnderruar ne uragan.

Nje optimizem qe te emocionon pafund kur sheh qindra te rinj dhe gra qe i jane bashkuar asaj masivisht.

Fitorja e LSI si Force e pare fillon nga Njesia.10.

Objektiv i padiskutueshem i LSI ne Tirane eshte jo me pak se 11 mandate.

Te shporrim Edi Rame e Veliaj, qe duan te largojne shqiptaret dhe te sjellin bangladeshas,afgane dhe indiane.

Te shporrim ata qe ja kthyen jeten ne ferr qytetareve me trafikun e tmerrshem.

Te shporrim ata qe Tiranen e kthyen ne nje masiv betoni qe ju shkaterron jeten qytetareve te saj.