Junta ushtarake në Mianmar mbyll internetin, protestuesit nuk ndalen

Junta ushtarake në Mianmar e ka zgjeruar mbylljen e internetit, duke e mbytur edhe më shumë mundësinë për informacione nga vendi, ku qindra njerëz janë vrarë dhe zhdukur pas një grushti shteti në shkurt.

Të enjten në mbrëmje, përpara kufizimeve të reja, njerëzit nxituan të ndajnë linja të kanaleve të radios dhe aplikacione të komunikimit që funksionojnë pa internet. Në rrugë, protestuesit mbajtën qirinj dukeshqiptuar fjalët "Ne kurrë nuk do të dorëzohemi".

Hyrja në internet është kufizuar rëndë nga junta. Të dhënat në celular, të cilat janë burimi kryesor i aksesit në internet, janë prerë për 18 ditë në të gjithë vendin, ndërsa një mbyllje më e gjerë  është e përnatshme prej gati 50 ditësh. Shkurtimet e reja ndikojnë në rrjetin ëireless, megjithëse shërbimet e fibrave ende duket se po funksionojnë.

Të enjten, Këshilli i Sigurimit i OKB "shprehu shqetësim të thellë për gjendjen e përkeqësuar me shpejtësi" në Mianmar. Në një deklaratë, tha se "dënonte me forcë përdorimin e dhunës kundër protestuesve paqësorë dhe vdekjet e qindra civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë".

Të paktën 535 njerëz janë vrarë nga ushtria që nga grushti i shtetit, sipas Shoqatës për të Burgosurit Politikë (AAPP), ndërsa më shumë se 2,500 njerëz që janë ndaluar. Grupi i avokimit nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë vendndodhjen e shumicës dërrmuese të të arrestuarve të fundit.

"Përdorimi i gjerë nga junta ushtarake i arrestimeve arbitrare dhe zhdukjeve me forcë duket se është krijuar për të futur frikën në zemrat e protestuesve që janë kundër grushtit të shteti", tha Brad Adams, drejtori për Azinë në “Human Rights Watch”.

Të enjten, para vendosjes së kufizimeve të reja në internet, protestuesit bënë thirrje për një "grevë lulesh" në stacionet e autobusëve ku demonstruesit e vrarë nga forcat e sigurisë ishin nisur për herë të fundit.

 "Ne do të lëmë lule në stacionet e autobusëve nesër ... Kjo është ajo që unë dua t'ju them djem para se të prishet interneti", postoi Khin Sadar, një udhëheqës proteste në Facebook.