Fitorja historike ndaj Gjermanisë/ Trajneri i Maqedonisë së Veriut na tregon si e arriti suksesin!
Kombëtarja e Maqedonisë arriti një fitore historike gjatë eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.
Maqedonia e Veriut mposhti 2 me 1 Gjermaninë në Duisgurbut, ndërsa trajneri Igor Angelovski tregoi sekretin e këtij suksesi.
“Ata mposhtën Holandën, Norvegjinë – ishin fantastik. Nga Turqia ne u inspiruam ta mposhtim Gjermaninë. Përparësia e madhe e Maqedonisë është se një numër i madh i lojtarëve luajnë jashtë vendit. Ju mund ta shihni edhe Pandevin, i cili iu jep sugjerime lojtarëve të rinj dhe kjo po sjellë sukses”, ka thënë Igor.