Sot hidhet shorti në Kupën e Shqipërisë, gati përballjet e mëdha!

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të hidhet ditën sotme më datë 2 prill, në orën 11:00, në stadiumin “Air Albania”.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën gjysmëfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje.