Polonia përgënjeshtron Bayernin, dëmtimi i Lewandowskit kthehet në mister

Robert Lewandowski është dëmtuar me kombëtaren polake gjatë pjesës së dytë me Andorrën.

Stafi mjekësor i kampionëve të botës, ka specifikuar që Lewandowski ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë dhe do të duhet të qëndrojë një muaj jashtë, duke qenë i detyruar të mungojë kundër Leipzig dhe dy ndeshjeve të Champions League kundër PSG-së.

Federata polake e Futbollit, nëpërmjet presidentit Boniek, ka përgënjeshtruar Bayern-in: “Robert nuk ka pësuar asgjë të rëndë dhe do të kthehet në fushë pas një jave”.

E përditshmja gjermane Kicker ka shkruar këtë të enjte se sulmuesi i Bayern-it do të qëndrojë jashtë vetëm dy javë dhe kjo do të thotë se do të jetë në fushë kundër PSG-së në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Fakti që Bayern ka lajmëruar një ndalesë prej katër javësh mund të ketë arsye strategjike për të mos vënë nën presion Lewandowski-n. Kjo i jep mundësinë për të punuar në qetësi për kthimin e tij. Në raste të tjera, si për Javi Martinez dhe Joshua Kimmich ka funksionuar.