Klani i Haaland nuk foli vetëm me drejtuesit e Barcelonës, ja me kë u takuan tjetër në Spanjë

Padyshim lajmi i ditës në mediat spanjolle. Mino Raiola, agjenti i Erling Haaland dhe Alf-Inge Haaland, babai i lojtarit të Borussia Dortmund udhëtuan në drejtim të Barcelonës këtë të enjte për të diskutuar me Joan Laporta, presidentin e ri të Barçës që dëshiron transferimin e norvegjezit në Katalonjë, këtë verë. Pra, a kanë nisur balugranët tentativat për transferimin e norvegjezit? Nuk jemi të sigurt ...

Sipas informacionit nga “Cadena COPE”, dy përfaqësuesit e 20-vjeçarit më pas shkuan në Madrid për të biseduar me Florentino Perez, presidenti i Real Madrid. Ky i fundit donte të dinte kushtet e Erling Haaland për një transferim në të ardhmen, dhe situatën e këtij të fundit tek Dortmund, teksa kontrata e tij përfundon në qershor 2024. Një betejë e re pritet të nisë mes dy skuadrave spanjolle.