‘Zhgënjimi merr fund në 25 prill’/ Salianji: Do ti kthejmë tokën dhe shpresën njerëzve punëtorë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me banorë të fshatit Drithas në Korçë

‘Socialistët kur vijnë zgjedhjet në Drithas thonë varim xhaketën sepse çfarëdo të ndodh, ata sërish do të na votojnë. Le ta provojnë të vijnë këtë herë deputetët e PS’, tha një prej banorëve të fshatit.

‘Zhgënjimi dhe abuzimi 8 vjeçar do të marrë fund në 25 prill. Të ndalim vjedhjen e tokave që po i merren banorëve të fshatit të Drithasit! T’i rikthejmë shpresën dhe tokën këtyre njerëzve punëtorë! T’i japim subvencionet që u takojnë dhe t’i kthejmë fëmijët nga emigracioni! #Bashkëpërndryshim’-tha Salianji.