Vaksina Pfizer/Biontek është 100% efektive kundër mutacionit afrikan të koronavirusit

Pfizer dhe Biontek njoftuan sot se vaksina e tyre e koronavirusit është e suksesshme në më shumë se 91 përqind të rasteve.

Pfizer pretendon se ky është rezultat i një studimi të kryer në gjashtë muajt e fundit, në më shumë se 12,000 njerëz.

Vaksina thuhet të jetë efektive pavarësisht nga mosha, raca dhe gjinia e pacientit, raporton Reuters .

Laboratorët e Pfizer dhe Biontek njoftuan se vaksina e tyre është shumë efektive kundër llojit të koronavirusit të Afrikës së Jugut, duke përmendur përfundimet e provave klinike në Afrikën e Jugut.

Në Afrikën e Jugut, asnjë rast i koronavirusit nuk u vërejt në persona të vaksinuar gjatë fazës së tretë të studimit, në të cilën pjesëmarrësit u monitoruan gjashtë muaj pasi morën dozën e dytë të vaksinës, tha laboratori në një deklaratë.

"800 njerëz morën pjesë në studim, nëntë raste të koronavirusit u regjistruan, të gjitha nga grupi placebo, gjë që tregon se vaksina është 100 për qind efektive," shpjegojnë Pfizer dhe Biontek.

"Rezultatet e para klinike tregojnë se vaksina mund të mbrojë në mënyrë efektive nga variantet aktuale, e cila është një faktor i rëndësishëm në arritjen e imunitetit kolektiv dhe përfundimin e kësaj pandemie për popullsinë e botës", shpjegon Ugur Sahin, CEO dhe bashkë-themelues i Biontek.

Në 46,307 pjesëmarrës në fazën e tretë në disa vende, vaksina tregoi një efikasitet prej 91.3 përqind, sipas laboratorëve.

Nga 927 raste simptomatike të covid-19 në studim, 850 raste ishin nga grupi placebo dhe 77 raste nga grupi i vaksinuar.

Pfizer dhe Biontek planifikojnë të prodhojnë 2.5 miliardë doza të vaksinës këtë vit.