Fleta e votimit/ KQZ vendos që qytetarët të votojnë emrat, jo numrat

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka vendosur që qytetarët shqiptarë në 25 prill të votojnë emrat e kandidatëve.

Gjatë diskutimeve të mëhershme gjatë mbledhjes, PS-ja kishte kërkuar që të votohej me numra, duke fshehur emrat.

Por vetë Celibashi dhe partitë e tjera, kërkonin vendosjen e emrave në fletën e votimit.

Gjatë mbledhjes së pasdites, Celibashi është shprehur se në fletën e votimit do të vendosin emrat e kandidatëve dhe ajo do të jetë e ndryshme për çdo qark.