VIDEO/ Humb ndjenjat në rrugë, sillet me urgjencë me helikopter në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Sarandës.

Një person duke ecur normalisht rrugës papritmas është rrëzuar për tokë ndërsa nxirrte shkumë nga goja.

Menjëherë është njoftuar spitali, ku erdhi në kohë ambulanca. Sipas bluzave të bardha personi, i identifikuar si Gjergji Pirro, 50 vjec, shkak pati hemoragji cerebrale.

Pas ndihmës paraprake në spital dhe duke parë se gjendja ishte e rëndë stafi mjekësor vendosi transportimin e tij drejt Tiranës me helikopter. 50 vjecari Gjergji Piro, banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, prind i dy fëmijëve, është biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit