Vdekja e elektriçistit shqiptar/ Dëshmitë: Pamë një person të varur në shtyllën që digjej

Një ngjarje tragjike u shënua sot në Greqi, ku tre elektricistë midis tyre edhe një shqiptar, mbetën të vdekur ndërsa po riparonin një shtyllë elektrike.

Ngjarja ndodhi në Gymnos Evian në komunën Eretria.

Të parët që kanë dhënë dëshmi mbi ngjarjen janë banorë të zonës, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin që elektricistët ranë në kontakt me rrymën.

Ata kanë qenë të parët që lajmëruar ambulancën dhe zjarrëfiksen, ndërsa gjithçka ndodhi në sheshin e fshatit.

‘Një shtyllë po digjet dhe një burrë është i varur në të’-ishin thirrjet e tyre.

Edhe pse ambulanca mbërriti për disa minuta, duket se ishte shumë vonë për të.

Ndërkohë që një person mbeti i plagosur.

Njëri nga drejtuesit e firmës që kishte nisur mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetit e cilësoi ngjarjen aksident.