‘Luleshtrydhja’ e Ramës që ha ushqim në kurriz të sekretares, tani vjedh dhe ministrinë'

Një histori interesante abuzimi me punonjësit, ka arritur të kapërcejë muret e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të shpërfaqë një  imazh tjetër të ministres se qeverisë, që po shfaqet krah Ramës këto javë si shpëtimtare, të Ogerta Manastirliut. Ministrja duket se ushqehet "qyl" në kurriz të sekretares së vet, pa e vrarë mendjen të shlyejë ndonjëherë drekat e saj që porosit dhe ca më keq kohët e fundit, edhe në kurriz të Buxhetit të Shtetit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përcjellë sot këtë denoncim të fortë dhe të pangjashëm me të tjerë: “Në kufijtë e të pabesueshmes!- shkruan Berisha. - Ndrikull Hajnia vjedh edhe me vaktet e ushqimit që hanë! Ajo nuk ngopet së vjedhuri me tendera dhe prokurime!

Hajdutët, sa më shumë vjedhin, aq më shumë bëhen të pangopur dhe duan të vjedhin. Në rastin konkret Ndrikull Hajnia paska vjedhur në dhjetëra e dhjetëra tendera gjatë dhe para pandemisë duke blerë me çmime 3-9 herë më të shtrenjta se sa çmimet e tregut, vjedh dhe me drekat e saj. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Kam një informacion të tillë: Si e vjedh ministrinë për ushqimin që ha vetë, ministrja Manastirliu?!

Ministrja e Shëndetësisë ose “Luleshtrydhja”, Ogerta Manastirliu, shpesh e porosit drekën tek restorant “Era” nëpërmjet sekretares së saj.

Ajo e konsumon ushqimin, por nuk e paguan atë.

Në një rrethanë të tillë, sekretarja, e cila mund të jetë njëfarë Nejsi Lleshi, detyrohet të paguajë ushqimin nga xhepi i vet.

Një ditë, sekretarja, meqë nuk guxon t’i thotë gjë ministres për këtë gjest amoral, i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo i thotë atij se do të detyrohet të braktisë punën pasi nuk e përballon dot këtë bakshish që duhet t’i bëjë përditë ministres, e cila nuk paguan për ushqimin e vet!

Kjo çështje bëhet problem i servilëve të ministrisë, për shkak të arrogancës së ministres dhe babëzisë së saj, por asnjeri nuk mund t’i kujtojë asaj se duhej paguar për ushqimin pasi, as sipas kodit moral të sjelljes ndaj punonjësve dhe sipas ligjit, ai shpenzim nuk mbulohet as në shpenzimet shtetërore të zyrës dhe as nga xhepi i punonjësve. Ai është thjesht një shpenzim personal.

Atëherë, Sekretari i Përgjithshëm, për t’u ruajtur nga ndëshkimi që mund të vinte prej kësaj sjelljeje të hajdutes ministre po t’i kërkonte të paguante për shpenzimet e veta, i kërkon sekretares së saj që të gjitha faturat e prapambetura dhe ato që vazhdojnë të vijnë nga restoranti, t’i dorëzojë tek Financa.

Ai e urdhëron Financën që ta fusë ushqimin e ministres në trajtim, në llogari të Buxhetit të Shtetit.

Kaq poshtë ka rënë kjo qeveri dhe këta qeveritarë, sa edhe ushqimin e duan ose nga shërbëtorët militantë që vet i kanë punësuar për t’ju bërë favore ose nga Buxheti i Shtetit, por jo nga xhepi i vet ndërsa “Luleshtrydhja” iu paraqitet shqiptarëve si ikonë e ndershmërisë dhe si “Shpëtimtarja e Urtë”, “hije e Kryeministrit.

Kontrolli i Shtetit duhet ta hetojë këtë rast, sado i vogël që të duket abuzimi në raport me 4 koncensionet e Shëndetësisë të përmendura këto ditë nga raportet ndërkombëtare. Këta qeveritarë vjedhin edhe thërrimet e bukës që hanë vetë. A mund t’u besohet këtyre hajdutëve kaq ordinerë që na vërtiten çdo ditë me orë të tëra nëpër ekranet e televizorëve, përkrah Edi Ramës?!

Me siguri që edhe vaksina elektorale çon para në xhepat e tyre. Pse jo, edhe nëse ende nuk i ka dalë tymi! Të paktën sekretarja shpëtoi dhe nuk paguan më!

Eureka!