Prishet skanerit në doganë, radhë të gjata kaminonësh në Kakavijë

Radhë të gjata automjetesh raportohen këtë mëngjes në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Kjo situatë është krijuar për shkak të prishjes së sistemit të skanerit.

Nga pamjet shihet se radha e automjeteve të tonazhit të rëndë është shumë e gjatë, të cilët presin për të kaluar në Greqi.