FOTO/ Fqinjët alarmohen për të moshuarën që jetonte vetëm, zjarrfikëset e gjejnë të shtrirë...

Një e moshuar në lagjen numër 4 në Durrës, pasi nuk është përgjigjur thirrjeve drejt saj, ka shqetësuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikëset.

Ajo banonte në katin e 4-t të një prej pallateve të lagjes numër 4, përballë ish-pallatit të VIP-ave.

Zjarrfikëset e kanë gjetur të moshuarën rënë në dysheme të sëmurë.

Menjëherë është njoftuar ambulanca, e cila ka shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën mjekësore të moshuarës, e cila jetonte vetëm.