Mjeku Vargu: Rama dhe Manastirliu mashtrojnë, ja pse Shqipëria nuk vaksinon dot 15 mijë persona në ditë

Në lidhje Skype me edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me gazetaren Juli Krisafi, mjeku Petrit Vargu e ka cilësuar si një mashtrim të radhës nga ana e qeverisë Rama numrin 15 mijë të vaksinimeve në ditë.

‘E para njëherë këta nuk dinë të numërojnë njerëzit. 70 mijë janë vetëm me vaksinën e parë kështu që nuk kemi si të kemi vaksinuar 100 mijë njerëz deri tani sipas Ramës. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mos u besojmë këtyre njerëzve, por t’u kërkojmë llogari pasi qëllimi i këtij vaksinimi është propaganda.

Në çdo gjilpërë që bëhet është ose kryeministri ose ministrja. Është një rast unik në botë ky.

Këta dy persona janë të parët që nuk i respektojnë kushtet e pandemisë sepse mbajnë maska që nuk janë të përshtatshme.

Këto janë numra që vijnë si pasojë e mungesës së informacionit. Në të gjithë botën tregohen sa qendra vaksinimi ka, sa vaksinues ka, që të bëhet sa më thjesht kalkulimi.

Gjëja e parë që do t’i kërkoja të gjitha mediave shqiptare, është të jepnin edhe informacion ku janë vaksinatorët në rrethe.

Në atë çadër të vendosur në shesh, duket që aty nuk respektohet asgjë. Në atë çadër ka një frekuencë të mirë vaksinimi, por por t'i marrësh t'i zbërthesh, ku Shqipëria është 22 herë më e vogël se Italia, e kalon edhe këtë vend që kërkon të arrijë 500 mijë vaksina në ditë.

Pra këta japin të dhëna që janë më të larta se Italia. Unë nuk e besoj që ne kemi një shëndetësi më të organizuar se Italia.

OBSH thotë që një vaksinim duhet të bëhet për gjysmë ore, se do i marrësh të gjitha të dhënat, 30 minuta do e mbash në observim, pra nuk besoj që ne kemi këto struktura për të kryer 15 mijë vaksina në ditë.

Nëse marrim dhe analizojmë që brenda majit do kemi 500 mijë të vaksinuar, atëherë ne e mbyllim vaksinimin për 8 muaj, pse thonë këta që do e bëjmë për 14 muaj.’