VIDEO/ Momente paniku, gjyqtari i ndeshjes rrëzohet pa ndjenja. I ndodh e papritura...

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës nga Afrika, mes Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë u kthye në kaos gjatë minutave të fundit.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Charles Bulu u largua nga fusha me barelë pasi që nuk ishte në gjendje të vazhdonte pasi papritur u rrëzua në tokë.

Në pamjet e postuar në Twitter , gjyqtari shihet duke ecur ngadalë drejt stafit mjekësor para se të mbyllte sytë dhe të binte përtokë. Bulu u trajtua në fushë para se të merrej me një barelë dhe të dërgohej me urgjencë drejt spitalit për të kryer analiza të specializuara.

Pas diskutimeve, ndihmësi i gjyqtarit kenian Gilbert Cheruiyot u plotësua si gjyqtar për të mbikëqyrur minutat e fundit të ndeshjes.