Shkëmbimi i bujshëm futbollistësh, Juventus – Barcelona?

Juventusi dhe Barcelona po bëhen gati për të kryer një shkëmbim të bujshëm gjatë merkatos së verës.

Dy klubet janë pranë marrëveshjes për shkëmbimin mes dyshes: Paulo Dybala dhe Osmane Dembele, shkruan Tuttosport.

Arsyeja e largimit, është kërkesa e madhe për rritje të pagës nga argjentinasi, dhe këtë gjë drejtuesit “Bianconerë” nuk janë në gjendje t’ia plotësojnë dëshirën.

Dybala nuk ka rinovuar kontratën ende, ndërsa në krahun tjetër as Dembele nuk ka rinovuar me Barçën, që do të thotë se situata me të dy futbollistët është e ngjashme duke i bërë ideale kushtet për një shkëmbim mes tyre.