SYRI.net dhe SYRI TV solidarizohen me familjen e heroit Arjan Sala, dhurojnë 500 mijë lekë të reja

Stafi i SYRI TV, SYRI.net Shqipëri dhe SYRI.net Kosovë, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit Arjan Sala, që ra në krye të detyrës, në përpjekje heroike për të shpëtuar jetën e dhjetëra njerëzve si pasojë e zjarrit disaditor, në të njëjtën kohë në shenjë solidariteti me bashkëshorten dhe fëmijën e tij, i dhuron familjes shumën prej 500 mijë lekësh të reja.

Por, përpjekjet e SYRI TV dhe SYRI.net nuk do të mbarojnë këtu.

Ne do të vazhdojmë sensibilizimin e bizneseve dhe individëve që solidariteti me familjen e heroit të mos mbetet vetëm me fjalë.