'Ligjet kyçe u ndryshuan me nxitim': Basha rendit dhe parlamentarizmin, në 100 dështimet e Ramës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka renditur edhe një çështje tjetër në 100 dështimet e Kryeministrit Edi Rama në tetë vite.

Në mesazhin e përcjellë në Instagram sot, 28 ditë para zgjedhjeve, Basha tregon premtimin tjetër të pambajtur nga Rama, fuqizimin e parlamentarizimit. Basha shkroi: “Rama premtoi fuqizimin e parlamentarizmit dhe përmirësimin e hartimit të legjislacionit. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja është jo.”

Dhe në vijim Basha sjell artikullin e gazetarëve investigativë të Reporter.al ku thuhet shprehimisht:

“Parlamenti kryen 154 ndryshime ligjore me urgjencë dhe pa konsultim. Organizatat e Shqoërisë Civile deklaruan të alarmuara ditën e mërkurë se ndryshime të konsiderueshme në ligjet kyçe të vendit u miratuan me nxitim nga parlamenti aktual duke prekur mes të tjerash edhe çështje të reformës në drejtësi. “