Joan Laporta rikthen Carles Pyol në klub

Pas marrjes së presidencës së Barcelonës, Joan Laporta po përgatitet të rikthejë në skuadër disa prej ish-lojtarëve.

Një prej tyre është, Carles Pyol. Sipas TV3, ish-kapiteni i blaugranëve, pritet të marrë pozicionin e përgjegjësit për projektet sociale të klubit.

“Puyol dhe gruaja e tij kanë shumë projekte në mendje dhe dëshirojnë t’i kryejnë ato me Barca. Nuk e di nëse ai do të drejtojë vetë fondacionin Barca, por ai do të merret me projekte brenda kornizës së fondacionit.

Puyol është i përfshirë në projekte bamirësie dhe Laporta i beson atij plotësisht,” reporteri Oriol Domenech i ka thënë Onze.

Carles Puyol ishte pjesë e klubit midis 1995 dhe 2014, duke fituar 24 trofe me katalanasit. Puyol nuk ka gjasa të përfshihet në zonën sportive të klubit.