Lediana Fratari: PD nuk është e keqja më e vogël, por alternativa më e mirë!

Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, e cilëson Partinë Demokratike, jo si të keqen më të vogël për të zgjedhur, por si alternativën më të mirë që kanë shqiptarët më 25 prill.

E pranishme në ceremoninë e çeljes së fushatës elektorale, kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, shkruan se PD nuk është duke pritur në radhë për të marrë pushtetin, por sepse është alternativa më e mirë. “Partia Demokratike do të vijë në pushtet, jo thjeshtë si alternativa e vetme, në kushtet kur një qeverie të korruptuar do ti duhet të dorëzojë pushtetin. Ajo nuk do të vijë në pushtet as si e keqja më e vogël, por do të vijë sepse ajo është alternativa më e mirë dhe më serioze. Dhe unë jam e lumtur të jem pjesë e këtij zhvillimi historik” – shkruan fratari në faqen e saj.

Duke qene se kandidon për herë të parë në një fushatë elektorale, Fratari e shikon këtë përballje edhe si një eksperiencë të çmuar. “Kjo garë nuk është vetëm një sfidë për mua, por edhe një shkollë e rëndësishme në karrierën time politike. Kontaktet me njerëzit janë një eksperiencë e paçmuar, për të mësuar jo thjeshtë problemet e shoqërisë, por për të mësuar shumë nga këta njerëz, të cilët shkolla e jetës i ka bërë shpesh më të ditur sesa të diplomuarit”- shkruan ajo.