Osmani: Humori i Rasim Thaçit ishte dritë, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të humorit kosovar, Rasim Thaçi dhe shprehu vlerësimin më të lartë për figurën e tij."

"Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima, - shkroi Osmani në Fb. -  Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime.

Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!

Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij! Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës!