U merrte para për ‘ti futur në punë’, arrestohet mashtruesi 27-vjeçar

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se akuzohet për mashtrim. Sipas policisë i arrestuari është identifikuar si A.H 27-vjeç.

Ai akuzohet se nëpërmjet mashtrimit merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.