Foto e rrallë: Princi Philip kur ishte fëmijë me uniformën tradicionale greke

Një foto historike e Princit Philip, Duka i Edinburgut, me uniformën e një Evzon (Garda Presidenciale Greke), u publikua në Twitter nga historiani Oscar Amanoen, i cili është një ekspert i historisë së familjeve mbretërore të Evropës.

Duka i Edinburgut, i lindur më 10 qershor 1921, si "Princi Philip i Greqisë dhe Danimarkës", është anëtari mashkull më jetëgjatë i familjes mbretërore Britanike dhe është burri i Mbretëreshës Elizabeta II.

Një pasardhës i Shtëpisë Schlesëig-Holstein-Soderburg-Glücksburg, Philip lindi anëtar i Familjeve Mbretërore Greke dhe Daneze. 

Pasi ishte trajnuar në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ai u regjistrua në Marinën Mbretërore Britanike në moshën 18 vjeç në 1939. 

Nga korriku 1939 ai filloi një lidhje me Princeshën Elizabeth 13-vjeçare, e cila ishte kushërira e tij e largët të cilin ai e kishte takuar për herë të parë në vitin 1934.
 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai shërbeu në Flotën Mesdhetare Britanike dhe Flotën Britanike të Paqësorit.

 Kohët e fundit ai kishte probleme shëndetësore dhe i duhej të shtrohej në spital.