E trishtë/ Covid-19 nuk kursen asnjë, i merr jetën aktorit të njohur shqiptar

Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.

Aktori i njohur Luran Ahmeti, 45-vjeçar, ndodhej në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Ahmeti la pas të bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptat të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike si në filmin historik “Sulejmani i Madhërishëm”, serialin kosovar “O Sa Mirë”.

Ai ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshirë edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.