", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/March/25/auto_fjolla1616693863.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

E ka ‘në terezi’: U dënua me 6 vite burg, Fjolla Morina ‘feston’ në Maldive

Prej dy muajsh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia ndërsa sot, Gjykata e Kukësit e dënoi atë me 6 vite burg.

“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.

Nga ana tjetër, megjithëse ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në kërkim nga policia, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment që të shijojë jetën e saj. Së fundmi, ajo shijoi pushimet në Dubai me partnerin e saj Fisnik Sylën, me të cilin gjithashtu u kurorëzua me martesë po atje, pas një propozimi romantik.

Megjithëse u dënua me 6 vite burg, Fjolla publikoi si përgjigje një tjetër foto nga ishujt Maldive në “Instagram”, duke lënë të kuptohet se s’ja ndjen aspak për vendimin e gjykatës.

Gjithashtu, në një tjetër postim në “InstaStory” ajo publikoi një foto ku shkruhej:

“Bota është një xhungël. Ose lufto për atë që do, ose do të ‘hahesh’ nga ata që e duan diçka më shumë.”- fjalë që iu referuan situatës në të cilën ndodhej.

View this post on Instagram

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)