VIDEO/ Shpërthimi në Tiranë rrezikoi jetët e fëmijëve, ja pamjet shokuese

Një ngjarje shokuese u regjistrua një ditë më parë në Tiranë. Autoritetet vendosën të hedhin në erë një godinë në zonën e Astirit për të hapur rrugë për Unazën e Madhe.

Por shpërthimi u krye pa njoftuar më parë banorët.

Pasojat për pak ishin fatale. Banorët thanë se u rrezikua jeta e tyre dhe e fëmijëve. Ata kanë sjellë këto pamje tronditëse.

Shpërthimi nuk e shembi as godinën në fjalë, por shkaktoi dëme te godinat e tjera. Paniku dhe revolta ishin të dukshme te banorët e zonës.

Ndiqini pamjet pa koment: