Mediu kujton protestën e parë antikomuniste: Sot po përballemi me bijtë e nomenklatures, drejtuar nga Rama

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka postuar në faqen e tij në facebook një foto të protestës së parë antikomuniste në Kavajë.

Në një shënim në facebook kreu i republikanëve shkruan se, “sot PD-AN fton Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në përballjen me bijtë e nomenklaturës komuniste që kanë ndërtuar regjimin më të korruptuar dhe kriminal të drejtuar nga Rama”

Ja postimi i plotë:

Kavaja djepi i demokracisë:

Të gjithë i detyrohemi Kavajës si qyteti i cili u ngrit i pari kundër diktaturës komuniste

Si sot në 25 Mars 1990 në ndeshjen Besa-Partizani të gjithë në një zë kundër diktaturës dhe byrosë politike

Sot PD-AN fton Kavajën dhe gjithë Shqipërinë në përballjen me bijtë e nomenklaturës komuniste që kanë ndërtuar regjimin më të korruptuar dhe kriminal të drejtuar nga Rama