Habit Klosi: Vendin e 5-të në listën e Beratit e kam kërkuar vetë!

Blendi Klosi, ministri i qeverisë Rama që e ka fituar katër herë mandatin e deputetit të PS deri më sot, në zgjedhjet e 25 prillit është vendosur në një pozicion të rrezikshëm nga Kryetari i tij: I pesti kandidat në listën e qarkut të Beratit. Madje,edhe pas një kandidati të ardhur rishtaz nga radhët e LSI, Nasip Naços.

Mirëpo, ndjesia e Klosit për këtë “vlerësim” që i ka bërë Rama pas kaq vitesh përpjekje në bazë, i befasoi të gjithë në studion e “Çim Peka Live” sepse i kapërceu të gjitha parashikimet. “Unë jam shumë optimist dhe po jua them prapë se e kam kërkuar vetë që të isha i pesti në Berat”- këmbënguli Blendi Klosi në një lidhje me Skype.

Gazetari Çim Peka i bëri këtë pyetje Klosit: “Para se të shkojmë tek mundësia e mandatit të tretë të Ramës, le të shkojmë tek mundësia e mandatit tuaj të pestë! Më duket se më i favorizuar jeni ju se  Rama për mandatin e tretë. Apo s’keni asnjeri shpresa?!...Si ndjeheni pas Nasip Naços në listë?”

Klosi: Unë jam jo i qetë, por unë jam shumë optimist dhe po jua them prapë se unë e kam kërkuar …E kam kërkuar vetë që të isha I pesti në Berat!

Peka: Po lërë këtë (qesh) se nuk e beson njeri! Si?! Ke kërkuar vetë të jesh i pesti?!Ke marrë në 2017-ën katër mandate dhe në 2021-in, pas tetë viteve, kërkon të pestin?! Sa vota duhet të marrësh sipër Nasip Naços së LSI-së për të dalë ti i katërti?

Klosi: Jo, nuk është kjo kjo logjika!

Peka: Mos më thuaj lista të hapura! Ty nuk të duhet një votë më shumë se Nasip Naço për të dalë i katërti! Të duhen shumë më shumë!

Ndiqni debatin midis tyre në vazhdim./ar.sh/SYRI.NET