Sipas shkencës, mundësia për të gjetur dashurinë e vërtetë është rreth kësaj moshe

Ne të gjithë e dimë se si shkon historia: ju nisni të pëlqeni dikë në shkollë, pastaj nisni të dilni në takime me të rinj, përfshiheni në lidhjen tuaj të parë afatgjatë, por sërish i jepni fund pas 3 apo disa vitesh.

Në çdo rast ju mendoni “po, kjo duhet të jetë e duhura”, por nuk është kështu.

Për fat të mirë, shkencëtarët arritën të përcaktonin moshën se kur mund të gjejmë dashurinë e vërtetë, shkruan “Bright Side”

Jeta jonë romantike mund të interpretohet përmes një teorie matematikore.

Dr. Hannah Fry zhvilloi një studim që zbuloi moshën kur njerëzit kanë më shumë gjasa të gjejnë dashurinë e vërtetë.

Në hulumtimin e saj, ajo u mbështet në modelet, statistikat dhe algoritmet e bazuara në matematikë, duke përfshirë atë që ajo e quajti “teoria optimale e ndalimit”.

Me pak fjalë, ka një numër njerëzish që ne mund të takojmë gjatë jetës sonë, dhe këto marrëdhënie do të ndryshojnë në cilësi.

Sipas kësaj teorie, ne mund të parashikojmë se sa partnerë hipotetikë do të kemi para se të gjejmë “të duhurin”.

Pra, kjo na bën të ditur kur duhet të ndalojmë së kërkuari dhe t’i përkushtohemi kandidatit më të mirë.

Ne maksimizojmë shanset për të gjetur partnerin perfekt pas moshës 27 vjeç.

Matematika na tregon se shanset për të gjetur dashurinë e vërtetë me njerëzit që njohim gjatë 37 për qindëshit të parë të jetës sonë romantike janë shumë të ulëta.

Le të themi që ju doni të martoheni para moshës 40 vjeç dhe keni filluar të dilni nëpër takime në moshën 15 vjeç.

Kjo do të thotë që nuk keni gjasa të përfundoni bashkë me njerëzit me të cilët keni dalë nga mosha 15 deri në 27 vjeç.

Midis 27 dhe 35 është një hapësirë që ju lejon të zgjidhni dikë që është më i mirë për ju sesa të gjithë personat me të cilët keni dalë më parë.

Kjo sepse tani mund të shikosh 37% e kaluar dhe të krahasosh.

Na duhen ato marrëdhënie të dështuara.

 

Të gjithë me të cilët dilni para se të bëni 27 vjeç janë pjesë e procesit që do t’ju çojë drejt dashurisë së vërtetë.

Përvoja juaj romantike dhe marrëdhëniet e kaluara ju lejojnë të mësoni prej tyre dhe të kuptoni se çfarë prisni nga një partner romantik.

Këto përmirësojnë aftësinë tuaj për të vëzhguar, duke ju ndihmuar të njihni personin që ju përshtatet më shumë.

Deri në fund të të njëzetave dhe kur të hyni në të tridhjetat, do të jeni mjaft i pjekur dhe me përvojë dhe do të keni një pritje më realiste për atë që po kërkoni në marrëdhënie.

Ne gjithmonë e kemi bërë këtë proces në mënyrë të pandërgjegjshme.

Ne i japim vetes pak kohë për të eksperimentuar kur jemi të rinj. Ne fillojmë të bëhemi seriozë pasi kemi kaluar të njëzetat.

Teoria e Dr. Fry përplas sjelljen e njeriut me matematikën, por dashuria gjithmonë shkon përtej numrave.

Matematika nuk gënjen, por as zemra.

Pra, nëse keni gjetur dikë me të cilin mund ta imagjinoni pjesën tjetër të jetës tuaj bashkë para moshës 27 vjeç, kjo nuk do të thotë që ata nuk janë dashuria juaj e vërtetë.