Franca ndalet nga Ukraina, Belgjika bën detyrën

Franca nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Ukrainën në “Stade de France”, në ndeshjen e parë për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Gjelat” e nisën mirë sfidën, duke kaluar në avantazh pas 19-të minutash lojë, me anë të Antoine Griezmann.

Sulmuesi 30 vjeçar nxori nga repertori i tij një supergol, teksa shtangu portierin kundërshtar, me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Mirëpo, një autogol i Kimpembe në minutën e 57’ bëri që francezët të dilnin me një pikë nga ky takim.

Zhgënjen edhe Kroacia, që u mund me rezultatin minimal 0-1 nga Sllovenia. Golin e vetëm për sllovenët, por edhe të krejt takimit e realizoi Lovric në minutën e 15-të.

Ndërsa, Belgjika triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Uellsit në shtëpi. Fillmisht ishin uellsianët që kaluan në avantazh në minutën e 10’ me anë të Harry Ëilson.

Megjithatë, belgët nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysnin gjithçka që në pjesën e parë me golat e Kevin De Bruyne dhe Thorgan Hazard.

Në pjesën e dytë ishte sulmuesi kryesor i belgëve, Romelu Lukaku që vulosi suksesin, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Roberto Martinez 3-pikëshin e parë në këtë sfidë.

Rezultatet: