Zjarri në magazinën e qendrës tregtare, dyshime për një viktimë

Duket se ka marrë përmasa tragjike zjarri i rënë gjatë orëve të pasdites në një nga magazinat e një qendre tregtare në Tiranë.

Dyshohet se në këtë ngjarje ka mbetur viktimë një punonjës sigurie.

Ky lajm nuk është konfirmuar ende nga zjarrfikësit dhe policia, të cilët vazhdojnë kërkimet.

Zjarri sikundër u raportua më herët mësohet se ka rënë pas një shkëndije elektrike, ndërkohë që ka qenë e pamundur për t’u futur në brendësi të objektit.