Kryemadhi uron Metën për ditëlindje: Të dua Ilir si një adoleshente

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, feston sot 52-vjetorin e lindjes. Një mesazh publik ai ka marrë nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së.

Kryemadhi i është drejtuar Presidentit me tone familjare, duke ia kushtuar këtë mëngjes plotësisht atij dhe larguar për pak orë, nga takimet e fushatës. Megjithatë nuk ka munguar urimi për jetën politike dhe angazhimet e tyre publike: "... qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir!". 

"Për vitet që kemi, një urim facebook është shumë adoleshent, - shkruan Kryemadhi në Fb, krahas një fotoje romantike të të dyve. -  Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur.

Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.

Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir.  Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht!" përfundon Kryemadhi.