Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin?

Prej disa javësh, Capital T është në qendër të mediave rozë. Ai po përflitet se është në një lidhje me modelen e njohur, Adrola Dushi.

Por duket se nuk ka lënë pas as karrierën, pasi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re që mban titullin “Diego”.

Kënga pritet të lançohet në datë 27 mars. Ndërkohë që Capital T ka zbuluar së fundmi një pjesë të tekstit.

Kjo këngë duket se do të jetë një diss i fortë për gjithë reperët e tjerë.

Por përveç kësaj Capital T konfirmon vetë  zërat se ka qenë për pushime në Maldive, dhe me sa duket me të bukurën shqiptare, Adrola Dushi.

“Thirrëm Diego x3 i Argjentinës hajde genius kapu n’pen*s. Stinës pi thojn dimër un n’pushime jom n’Maldive.

Afër me nifar dive ftyrën t’njëjt si t’Angelinës. Ju kan nal koncertet dojn me dek prej karantinës”, ka shkuar reperi në një postim në Instagram.