Gati takimi Messi – Laporta, e ardhmja e argjentinasit zbulohet në muajin...

Lionel Messi është në dilemë për të ardhmen.

Miqësia dhe lidhja e ngushtë ndërmjet Messit dhe presidentit të sapozgjedhur të Barcelonës, Joan Laportas buron nga fillimi i karrierës së argjentinasit. Laporta ishte president në kohën kur Messi debutoi me Barcelonën dhe gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen disa takime vendimtare për të ardhmen e 6 herë fituesit të Topit të Arte.

Gazetari i “Onda Cereo”, Alfredo Martinez, raportoi se e ardhmja e Messit do të zbulohet në muajin maj. Kohët e fundit kemi parë lumturi në skuadrën katalanase pasi Leo është rikthyer me gola spektakolarë dhe vendimtarë.