Drejtori i Viteshes tregon vështirësitë që hasi për të transferuar Brojën

Drejtori sportiv i Viteshes, Johanes Spërs tregoi vështirësitë që hasi për të transferuar tek ekipi holandez sulmuesin shqiptar, Armando Broja.

19-vjeçari u transferua verën e kaluar nga ekipi i Çelsit tek holandezët e Viteshes dhe ka arritur të bëhet nje lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë dy asist.

Drejtori sportiv, Johanes Spërs u shpreh se ju deshtë shumë kohë për ta bindur Brojën dhe ekipin e tij Çelsin, pasi skuadra angleze nuk u tregua bujare për ta vetë ofruar sulmuesin.

“Unë me te vërtetë kam luftuar shumë për të marrë Armando Brojën në ekip. Nuk është se Çelsi na e ofroi atë duke na thënë “na merreni”, por unë duhet të punoja që ta bindja vërtet. Nëse ai do thoshte “jo”, atëherë ky transferim nuk do të ndodhte. Unë arrita ta bind Çelsin se ai ishte gati për këtë transferim”, u shpreh drejtori teknik Spërs.