Gjosha: Ramën e tremb prania e komisionerëve evropianë. 25 prilli revolucion mbarë popullor

Në studion e edicionit të orës 19.00 në Syri Tv, me gazetaren Juli Krisafi, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka komentuar fillimisht kërkesën që kryeministri Rama u bëri sot komisionerëve europianë për të mos u përfshirë në fushatën e PD, pas prezencës së komisioneres Gabriel në krah të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

‘Duket qartë tashmë që ka një frikë nga ana e kryeministrit për një humbje të mundshme të pushtetit.

E tremb shumë fakti që BE është pro alternativës së opozitës.

Unë e kam thënë, e kam deklaruar që 15 kushtet e BE. mënyra se si u lexua ai raport ngë Këshilli, është largimi i qeverisë Rama dhe dhënia e mundësisë për qytetarët shqiptarë të votojnë një qeeri të përgjegjshme që të punojë për qytetarët dhe mbi të gjitha të ketë prioritet kryesor integrimin evropian të vendit.

Dhe kjo duket çdo ditë në mbështetja, nga deklaratat që vijnë nga përfaqësëues të lartë të BE, të shteteve anëtare, dhe nuk e di pse shqetësohet Rama, kur ai është një nga personat që e ka përdour më shumë se kushdo palën ndërkombëtare sa herë i ka interesuar atij, ndoshta ajo frikë ka kalur kufijtë dhe humbja e pushtetit nuk është e lehtë për të.

Unë nuk e shikoj që komisionerja është bërë palë sepse komisionerja nuk voton në Shqipëri. 

Pra nëse ajo dëgjon alternativën e PD nuk është se krijon ndonjë lloj impakti te publiku, ndaj unë nuk e  quaj palë.

Gjithsecili nga partnerët evropianë mund të vi në  çdo moment në venin tonë, sikurse Rama ka shkuar sot në Francë, çfarë do të thotë kjo që Macron ndikon në zgjedhjet e vendit.

Nuk e shikoj me vend reagimin e kryeministrit sepse është vetë ai që përdor situata të tilla.

Rama vjen pa alternativë, pa rezultate, pa program, gjithçka që i intereson është të krijojë një lloj retorike të ashpër midis palëve, mes emrave, për të shfokusuar vëmendjen nga realiteti i vështirë ku ndodhen sot shqiptarët.

Nuk ka pse të ketë asnjë lloj reagimi zyrtar nga Brukseli. Ndaj Rama bën mirë të kthejë vëmendjen te shqiptarët dhe nevojat që ata kanë.’

Znj. Gjosha komentoi edhe vizitën e Ramës në Francë ku u takua me presidentin Macron.

‘Unë uroj shumë që të jetë diskutuar procesi i integrimit të vendit.

Ndaj edhe unë uroj që kryeministri ynë të ketë shkuar me rezultate konkrete dhe të prekshme për numrin e azilkërkuesve që po shtohen.

Ndërkohë që edhe në pandemi Shqipëria është sërish vendi i parë me numrin më të lartë të shtetasve që janë larguar nga Shqipëria.

Dhe sa kohë po kthehet në fenomen shpopullimi, është edhe problem për të gjitha vendet anëtare që ata e kërkojnë me ngulm që ky problem të zgjidhet.’

Ish-ministrja e Integrimit u ndal gjatë bisedës edhe te miratimi nga kuvendi i përdorimit të vaksinës ruse Sputnik në popullatë.

‘Është e vëvshtirë të komentoj sepse duhet të jesh ekspert i fushës, për të thënë që vaksinat janë të duhura, por sa kohë që janë të pacertifikuara nga EMA, dyshoj.

Unë do isha treguar e kujdesshme sepse ose ne shkojmë me politikën eurpiane, ndaj dhe do të doja që ti qëndronin edhe kësaj radhe në mënyrë strikte pikërisht atyre politikave që ata kanë ndërmarrë për pandeminë dhe vaksinimin, por ne kemi një kuvend të blerë plotësisht nga Rama dhe është vështirë të dallosh si kanë votuar, pse kanë votuar për të marrë këto vaksina në Shqipëri.’

Në fund znj. Gjosha e cilësoi 25 prillin si një revolucion mbarë popullor për të larguar Ramën.

‘Të them të vërtetën, unë besoj te qytetarët, jo te sondazhet.

Atmosfera është e jashtëzakonshme, ka shpresë për ndryshim.

Ne si LSI jemi gjithmonë shumë herë më shumë se çna nxjerrin sondazhet.

Unë mund tju them me bindje se 25 prilli do të jetë revolucion.’